Bukuria dhe fshetësia e quajtur Shpella e Zezë
Shpella e Pëllumbasit, e njohur edhe si Shpella e Zezë, është një vend arkeologjik në Shqipëri afër fshatit Pëllumbas.
Në këtë vend gjurmim llogaritet të kenë jetuar paraardhësit që në periudhën e hershme diku 10.000 vjet më parë.
Me studimet arkeologjike është vërtetuar se në këtë kohë është përdorur teknika e krijimit të zjarrit si dhe të veglave të para primitive dhe të atyre më të zhvilluara.
Kjo shpellë hynë ndër gjashtë shpellat karstike të njohura për ekzistencën e tyre në Evropë.
Shpella ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit dhe formon një tunel diku 70-80 metra të gjatë.
Për herë të parë kjo shpellë është vizituar në vitin 1995 nga specialistë të Shoqatës Didaktike Shkencore Speleologjike Shqiptare.
Paraardhësit tanë 10 mijë e më shumë vjet më parë uleshin në hyrjen e kësaj shpelle për të mprehur armët e tyre prej guri dhe ndarë mishin.
Njerëzit këtu mendojnë që shpella është e pafund.
Speleologët e kanë vizituar atë në vitin 1995, për ta shënuar kështu në hartën botërore të shpellave karstike përkrah vetëm 5 simotra në të gjithë Evropën.
Pëllumbas është fshati që i jep emrin shpellës./Mediafokus.info

