Bunjakët, një një familje sportistësh për t’u admiruar
Skender e Naser Bunjaku janë shembulli më i mirë i vëllezërve të suksesshëm, të cilët dinë të bartin dashuri dhe lidhshmëri në mes vete, duke dhënë shembull të lartë në familje dhe në shoqëri.
Tek sportistët, gjithmonë shquhet që në tiparet e personalitetit të tyre, bartet vlefshmëria dhe ndjeshmëria ndaj njerëzve dhe familjes.
Skenderi, në moshën 16 vjeçare dhe, Naseri, në moshën 14 vjeçare, filluan të mirreshin me futboll.
Skenderi fillimisht u inkuadrua në KF Tekstili, në Feronikel, e më pas edhe në C. Zvezdë në vitin 1975-1987. Po ashtu, për disa muaj kishte mbrojtur edhe ngjyrat e Dritës.
Suksesin më të madh të tij e njeh kur është inkuadruar te ekipi i C.Zvezdës në Ligën e Dytë të ish-Jugosllavisë. Pastaj, për 18 vite, ishte trajner i Shkollës së futbollit të FC Drita.
Edhe Naseri, ishte në të njëjtën rrugë me vëllaun Skenderin. Ai ishte pjesë e skuadrës së parë të C.Zvezdës. Po ashtu, anëtar i reprezentacionit të Kosovës për juniorë, seniorë dhe të veteranëve.
Ai në vitin 1989, përfundoi karrierën e futbollit, duke mos i njohur organet e dhunshme të Serbisë. Më pas shkoi në Gjermani.
Atje, në vitet e 90-ta, kishte formuar një ekip me emrin Drita, në qytetin e Ludwigsburgut, duke investuar e nxjerrë talente të reja.
Ai ishte mjaft i kërkuar nga skuadrat e Ligës së Parë të ish-Jugosllavisë, nga Vardari, Zeljeznicar, Spartaki i Suboticës, Vojvodina Napredaki i Krushevcit dhe skuadra nga Turqia, Konyospor.
Familjen e tyre Bunjaku e ka vizituar sot nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli.
“Kënaqësi dhe nder të takojë vëllezërit Bunjaku, një familje e ndershme e Gjilanit, mbi të gjitha e vyeshme dhe punëtore.
Skenderi dhe Naseri, shquhen për burrërinë, zemrën e madhe dhe mbështetjen e parreshtur ndaj çdo njeriu.
Skender dhe Naser Bunjaku do të mbeten përherë simbol i rezistencës dhe valvimit të emrit të shqiptarëve në ish futbollin jugosllav”, ka thënë Ismajli./mediafokus.info

