Bunjaku uron ‘Dritashat’: Ju patëm thënë që do ta bëjmë historinë
Njëri nga presidentët e Drita FC, Flamur Bunjaku, ka reaguar pas fitores së klubit gjilanas ndaj Sileksit, raporton Mediafokus.info.
Teksa ka uruar ‘Dritashat’, Bunjaku ka shkruar se e patën dhënë premtimin që do ta bëjnë historinë.
“Te dashtun Dritasha, qytetar te Gilanit e te Kosoves dhe Intelektual! Ne fillim ju kam pas thane qe kemi me bo historine dhe ja, ajo po ndodh, pra po e jetojme. Fc Drita do te shkoj edhe me larte, atje ku askush nuk e kishte menduar. Fc Drita do te jete brend europian te cilin do ta duan te gjithë. Ta shijojme sebashku. Urime!”, ka shkruar Bunjaku, në profilin e tij në Facebook./Mediafokus.info/

