Burgu i Gjilanit mbetët pa “mysafirë” – Danimarkës i rekomandohet anulimi i marrëveshjes me Kosovën
Komiteti i Kombeve të Bashkuara për parandalimin e torturës i ka rekomanduar Qeverisë së Danimarkës të anulojë marrëveshjen me Kosovën për transferimin e të burgosurve, përcjell albinfo.ch.
Në raportin e publikuar, shtetit danez i kërkohet një gjë e tillë me arsyetimin se mund të shkelen të drejtat e njeriut, pasi të dënuarit mund të kufizohen ndër të tjera edhe nga vizitat familjare.
Megjithatë, për rekomandimet e Komitetit, Ministria e Drejtësisë thotë se nuk është në dijeni.
MD-ja në një përgjigje për ATV, thotë se sipas marrëveshjes, e cila ende nuk është ratifikuar në Kuvend, në burgun e Gjilanit nuk do të vendosen danezë me dënime me të larta se 10 vjet
Por me vërejtjet e Komitetit, që janë paraqitur në raportin rreth zbatimit të Konventës kundër Torturës dhe Ndëshkimit Çnjerëzor, pajtohet edhe Këshilli për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Prishtinë, i cili që nga fillimi ishte kundër kësaj marrëveshjeje.

