Burim Elezi është zani më autentik i përfaqësimit qytetar
Për gjithë këto vite, një çerek shekulli e më shumë, Burim Elezi nuk ka qenë vetëm një vrojtues i proceseve, si shumë të tjerë.
Ai ka qenë pjesëmarrës në proceset më të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar shoqëria kosovare në rrugëtimin e saj drejt lirisë dhe shtet-ndërtimit.
Me një përvojë të gjatë në aktivitetet politike, ai tani garon për një mandat në vendimmarrjen komunale prej 35 ulësesh.

Edhe simbolika e numrave e rendit Burimin brenda kësaj përbërje.
Burimi e ka monitoruar gjatë vendimmarrjen komunale dhe i njeh mirë politikat lokale.

12 tetori, më shumë se një rast për Burimin, është një mundësi për qytetarët që ta zgjedhin njeriun e duhur në Kuvendin e Gjilanit.
Aty vendoset për interesat e publikut, për qytetin dhe fshatrat, për të sotmen dhe ardhmen e fëmijëve tuaj.
Burimi është zani më autentik i përfaqësimit qytetar.

