Burim Elezi: Unë veç sa ia kam nis…
Burim Elezi
“Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon – je i hupun gjithsesi”
Bashkëvendas nga Livoçi, qytetarë të dashur gjithandej Gjilanit, familjarë, miq, mbështetës, aktivistë e veprimtarë rugovistë,
Unë e humba mundësinë për t’ju përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze në organin më të lartë vendimmarrës, Kuvendin e Gjilanit, për më pak vota se gishtat e dorës, por unë prej jush e fitova dashninë, respektin e nderin jetësor.
Në zgjedhjet e 12 tetorit mora besimin e 434 gjilanasve gjithandej (KREJT BIO), dhe për këtë u jam mirënjohës e falënderues përjetësisht.
Kjo mbështetje më ka dhënë forcë e motiv për mos u ndalur.
Duke qenë se mësimet jetësore në politikë e kam pasur fatin t’i marr prej liderit tonë që është vulë e Rugovizmit, Lutë Hazirit, do të veprojë në përputhje me këto mësime.
Veçanërisht ndihem i obliguar kur ma përsërit shpesh që “t’kam amanet të Rexhës”.
Mbi të gjitha, na e ka rikujtu gjithmonë që jemi një familje politike, dhe se duhet ta ruajmë e ta duam njëri-tjetrin.
Për më tepër, paraqitjen e pakënaqësive eventuale të procesit zgjedhor nëpër rrjete sociale, e konsideroj fëmijërore dhe sinonim të qyqes.
Unë s’jam kukuvajkë. Unë jam Burimi i LDK-së që ju e njihni. Jam rugovist e institucionalist. Forumet e partisë janë vendi i debatit. Shihemi aty shpejt!
Unë veç sa ia kam nis…✌️

