Burimi del kundër izolimit: Liria ka më shumë vlerë se jeta
Burim Piraj, pronar i kompanisë së njohur “Meka Hallall” kërkon t’i jepet fund izolimit.
Liria ka më shumë vlerë se jeta, ka thënë ai.
Ky është postimi i tij:
Po më dëgjuat mua, të moshuarit dhe të gjithë ata që kanë probleme shëndetësore, i ruajmë, mos të them i izolojmë, po mbajmë distancë, ua mundësojm qëndimin në shtëpi, përkujdesemi më shumë!
Ne të tjerët e çlirojmë Kosovën e heqim pandeminë, normal që ndonjëri sëmuremi më shumë, ndonjëri më pak e mos qo Zot edhe ndonjëri mund të kemi fatalitet, po së paku jemi të lirë!
Singapuri nuk arriti ta izolon prandaj nuk do të ketë asnjë vend tjetër në botë që do ta arrij një gjë të tillë.
Me këto masa të ndërmarra, ne vetëm do t’a zgjasim në maksimum praninë e virusit në vend se nuk do të arrijmë ta izolojmë kurrë për pa e përmbush ky virus misionin e vetë!
Pas disa vitesh do të pajtoheni se unë sot kam shumë të drejtë!
Në çdo epokë historike liria ka qenë më me vlerë se vetë jeta!
Qoftë paqja mbi ju!/mediafokus.info

