Burrat e politikës kosovare – nesër në takim te Presidentja
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur takim me partitë politike për nesër në ora 12:00 pasi më 26 tetor kryetari i VV’së, Albin Kurti, dështoi t’i marrë 61 votat e nevojshme për të formuar qeverinë e re, raporton express.
Deri tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar kryetari i PDK’së Memli Krasniqi, kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku, ai i AAK’së Ramush Haradinaj dhe i pari i Nismës Fatmir Limaj.
Shkuarjen e Krasniqit në takim e konfirmoi deputetja Vlora Citaku.
Krasniqi, të dielën e hodhi poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës, në rast se presidentja do ta pyeste nëse e ka shumicën.
Se do të shkojë Abdixhiku në takim e konfirmoi zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa.
Zëdhënësi i i AAK’së, Kushtrim Xhemajli, tha se Haradinaj merr pjesë në takim.
Ndërsa, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka konfirmuar vetë pjesëmarrjen në takim.
Lidhur me këtë takim ende s’është deklaruar Vetëvendosje.

