Burrat rrahen mes vete për një parkim

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Pejë, të cilët pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu të veturave, janë rrahur mes vete.

“Pejë, 23.06.2021-17:40. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një  parkingu të veturave, janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore . Gjashtë të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.