Burrat rrahen mes vete për një qen
Dy persona në Mogillë, komuna e Kllokotit, janë rrahur mes vete shkaku i një qeni. Të dy ata kanë pranuar trajtim mjekësor shkaku i lëndimeve trupore që i kanë shkaktuar njëri-tjetrit.
Fsh. Mogillë, Kllokot 03.02.2023-13:00. Më 03.02.2023, rreth orës 13:00, policia ka pranuar një informatë për një rast në fshatin Mogillë komuna e Kllokotit ku dy persona, pas një mosmarrëveshjeje të çastit, rreth një kafshe shtëpiake (qeni), janë përfshirë në përleshje fizike. Dy të përfshirët në rast kanë pranuar tretman mjekësor. Policia është duke e trajtuar këtë rast në koordinim me prokurorin e shtetit, thuhet në njoftim. (foto ilustrim)

