Burrë e grua në Viti vdesin brenda pak orësh
Një çift nga Vitia kanë vdekur nga Covid-19 pak orë nga njëri-tjetri. Rastin për Mediafokus.info e ka konfirmuar edhe drejtoresha e QKMF në Viti, dr Vjollca Kadolli-Halili.
Ata janë dy të moshuar nga fshati Kabash i kësaj komune, të moshës 75 përkatësisht 69-vjeçare, të cilët nuk arritën ta fitojnë betejën me virusin.
Burri tashmë është varrosur, ndërkohë që pritet varrimi edhe i gruas./Mediafokus.info/

