Burrë e grua nga Kosova plagosen në një zënkë në St.Gallen
Të dielën, më 8 gusht, pak para orës 1 të pas mesnatës, në Falkensteinstrasse të St. Gallenit shpërtheu një zënkë me disa persona të përfshirë, shkruan tagblatt.ch.
Në vendin e ngjarjes, policët kanë takuar një 46-vjeçar kosovar të plagosur rëndë dhe gruan e tij 43-vjeçare, po ashtu me shtetësi kosovare, të plagosur lehtë.
Policia arrestoi një kosovar 23-vjeçar dhe tani po hetohet shkaku i deliktit, transmeton albinfo.ch.
46-vjeçari i plagosur u desh të transportohej në spital nga shërbimi i ambulancës, ndërkaq gruaja e tij e plagosur më lehtë, ishte në gjendje të kërkonte trajtim mjekësor vetë. (foto arkiv)

