Burri e mbyll gruan në bodrum për tri orë

Për rreth tri orë një grua në Prizren është mbajtur e mbyllur dhunshëm në bodrum nga burri i saj.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje verbale.

Burri është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE /Prizren 14.08.2021-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale, e ka mbajtur rreth 3 orë dhunshëm në podrum bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare. Me vendi të pakurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.