Burri e sulmon gruan në Gjakovë, të dy janë shtetas të huaj
Një burrë në Gjakovë e ka sulmuar gruan e tij dhe si pasojë e dhunës, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore. Të dytë janë shtetas të huaj, njofton policia.
Gjakovë, 11.05.2021-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e huaj. Si pasoj e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në psikiatri për shkak të sëmundjeve mendore, ndaj të cilit prokurori ka lëshuar vendim mbi ndalimin e tij për 48 orë. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjete dhe sekuestruar një mjet të fortë që dyshohet se ishte përdorë në rast nga dyshuari. Rasti vazhdon të hetohet.

