Burri gjendet i vdekur në kamp-shtëpizë

Një person në Podujevë është gjetur pa shenja jete në kamp-shtëpizën e tij. Rasti po hetohet nga policia.

Podujevë 13.12.2022 – 10:06. Raportohet se  viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në kamp-shtëpizën e tij. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)