Burri i jep fund jetës, gruaja e gjen të varur në pemë
Një 80 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në degën e një thane pranë shtëpisë së tij, raporton abcnews.al
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në fshatin Zhulat të Gjirokastrës. Mësohet se Sheme Gjeçi është gjetur i vetëvarur nga bashkëshortja e tij pasi vuri re mungesën e tij në shtrat.
Sapo ajo ka dalë për të parë për të shoqin, e ka gjetur të varur në degën e thanës.
Dyshohet se 80 vjeçari është vetëvarur në kushtet e depresionit pasi kishte kohë që vuante.

