Burri i Shkurtes i reagon Shefqet Krasniqit: Feja jonë është vetëm Shqiptaria

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, ka reaguar ndaj deklaratës së hoxhës Shefqet Krasniqi i cili në një emision televiziv tha: “M’dhimbset Shkurte Fejza që s’është fetare, se ka larg vdekjen”.

Behluli përmes një shkrimi në Facebook e quan psikopat Krasniqin, teksa thotë se ai nuk ka lidhje as me jetën as me vdekjen.

“Ju Tëvë1 a nuk keni tjetër punë që po përgojoni njerëz përmes gjithëfarë psikopatësh që nuk kanë lidhje as me jetën po e as edhe me vdekjen”, thotë ai.

Tutje ai kërkon që nga sot, televizioni tëvë1 të mos transmetojë asnjë këngë të Shkurte Fejzës, në të kundërtën do të ballafaqohen me drejtësinë.

Tutje, Behluli thotë se e tërë familja e tij beson në Zot dhe nuk e vuajnë mendjen për vlerësimet e tjerëve, ka raportuar Paparaci.

“Sa për informacionin e të gjithë juve që e keni shitur shpirtin te padronët tuaj ju them shumë kjartë: Shkurte Fejza dhe familja ime besojmë fuqishëm dhe me zemër në të madhin Zot e sa për ideologjitë tuaja fetare dhe vlerësimet e lloj lloj të çmenduri as që e vuajmë mendjen. Besojmë vetëm në Zot dhe feja e jonë është vetem SHQIPTARIA”, përfundon ai.