Burri kanos gruan me vdekje

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person pasi ai ka kanosur me vdekje gruan e tij.

Bashkëshortët, njëri në cilësinë e të dyshuarit, kurse tjetra në cilësinë e vitkimës, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, gruaja me dy fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa burri është dërguar në mbajtje.

“Lipjan (NN) 06.10.2021 – 13:40. Më 08.10.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht me vdekje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.