Burri lëndohet duke prerë dru në pyll dhe vdes

Një person në Deçan dyshohet se ka vdekur si pasojë e plagëve të marra gjatë prerjes së drurëve në pyll.

Rasti po hetohet nga policia.

Decan 28.07.2022 – 19:45. Një mashkull kosovar dyshohet se ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë pasi ka pësuar lëndime trupore gjatë prerjes së drunjëve në pyll. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, thuhet në njoftim (foto arkiv).