Burri merr peng 6 fëmijët e tij, kërcënon se do t’i vrasë nëse s’i kthehet gruaja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Rusi, ku një burrë pas një grindjeje me gruan e tij ka marrë 6 fëmijët e tyre peng.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet ruse, ku sipas tyre gruaja që kishte bërë denoncimin në polici kishte frikë se mos u ndodhte gjë fëmijëve të saj.

Pas denoncimit, policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes duke rrethuar banesën. Ndërkohë që thirrjet për dorëzim burri nuk i ka marrë parasysh, por ka kërkuar që gruaja të shkojë në banesën e tyre ose ai do t’i vrasë të gjithë fëmijët. Mediat ruse bëjnë të ditur se nga fëmijët e rrëmbyer më i vogli është vetëm 3 vjeç, ndërsa më i madh 15 vjeç.