Burri në Gjilan rrahet me një person tjetër, pëson edhe gruaja

Një grua në Gjilan ka raportuar se derisa ka qenë me bashkëshortin e saj janë takuar me një person dhe ata kanë filluar të rrahën mes vete.

Gruaja ka tentuar t’i ndajë dhe i dyshuari e ka goditur edhe atë në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Njoftimi i policisë:

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Gjilan 18.06.2024-13:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se derisa ka qenë me bashkëshortin e saj, janë takuar me të dyshuarin mashkull kosovar, ku të njëjtit kanë filluar të rrahën në mes vete dhe derisa ankuesja kishte tentuar që t`i ndajë, i dyshuari e ka goditur në kokë me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”