Burri nga Gjilani arrestohet për dhunë ndaj bashkëshortes

Një burrë në Gjilan është arrestuar për dhunë në familje pasi ka rrahur bashkëshorten.

Gjilan 02.05.2023 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima posedon raport mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.