Burri nga Lipjani raporton zhdukjen e gruas

Një burrë në Lipjan ka raportuar në polici rastin e zhdukjes së gruas së tij. Sipas tij, gruaja është larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendodhjen e saj.

PERSON I HUMBUR/Lipjan 03.11.2021 – 06:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.