Burri nga Vitia i rrah gruan dhe motrën, arrestohet

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dje personin nga Vitia pasi kishte sulmuar gruan e tij dhe motrën.

“Viti 12.11.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe bashkëshortes së tij, viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.