Burri plagos me armë gruan e tij pranë gjykatës

Një burrë e ka plagosur me armë zjarri gruan e tij. Rasti ka ndodhur para gjykatës dhe autori është arrestuar menjëherë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20 të mesditës së sotme, pranë Gjykatës së Elbasanit, ndërsa ende nuk ka detaje si ka ndodhur.

Policia ka shkuar menjëherë në zonën ku ndodhi rasti dhe po punon në zbardhjen e rrethanave.