Burri raporton se gruaja e tij po ushtron dhunë psikike ndaj tij në vazhdimësi
Policia bën të ditur se një burrë në Prishtinë ka raportuar dje se në vazhdimësi gruaja e tij po ushtron dhunë psikike ndaj tij.
Raporti i plotë:
Prishtinë 27.09.2023 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

