Burri rrah gruan, vëllau i saj e bën për spital dhëndrin
Policia shqiptare ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ç. M., 52-vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet, derisa për shtetasin P.N, i ka referuan materialet në Prokurori, pasi ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, V. N.
Në këtë sherr brenda familjes, ka ndërhyrë Ç. M., vëllai i shtetases V. N, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj dhëndrit P. N., duke i shkaktuar lëndime trupore.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale “Dhuna në familje”. (foto arkiv)

