Burri tenton ta vrasë ish-gruan, e godet me dru në kokë
Një grua nga Gjakova është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti dhe tani ndodhet në trajtim mjekësor.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Vrasje në tentativë-Gjakovë 19.12.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare ish bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.

