Burri ther me thikë gruan

Një burrë është arrestuar të mërkurën pasi ka goditur me thikë një grua, transmeton Mediafokus.info.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Skenderajt.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkaq të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë.

Policia thotë se rasti vazhdon të hetohet./Mediafokus.info/