Burri ua mbyllë derën gruas dhe fëmijëve, i lë jashtë
Në grua në Mitrovicë ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje, burri i saj e ka mbyllur derën e shtëpisë dhe nuk e ka lejuar atë dhe fëmijët të hyjnë brenda.
I dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE – Mitrovicë Jugu 02.02.2024, 14:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mos marrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ia kishte mbyll derën e shtëpisë dhe nuk i ka lejuar atë me fëmijët e saj të hyjnë brenda. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

