Burri vret gruan dhe dorëzohet në polici
Një 55-vjeçar nga Kosova e ka vrarë gruan e tij, duke e therur me thikë në pjesën e epërme të trupit.
Ai është paraqitur vetë në polici dhe e ka rrëfyer krimin.
“Menjëherë më pas, kolegët shkuan në banesën e burrit. Atje ata gjetën një kufomë të një gruaje,” tha komisioneri i policisë Franziska Meindl nga ekipi i shtypit i departamentit të policisë së Pfalzit të Epërm, shkruan TAG24.
Siç dihet tani, personi i vrarë me dhunë, siç u tha nga burri, ishte gruaja e tij, përcjell bs.
Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar dhe ende nuk dihet motivi që e ka quar autorin në vrasjen e bashkëshortes së tij.
Ndërkaq, nuk është bërë e ditur se mosha as identiteti i bashkëshortes së vrarë nga 55 vjeçari.

