Bytyqi: Sot bëhen dy vjet që unë e kam marrë titullin specialist i Oftalmologjisë dhe akoma jam i papunë
Oftamologu Samir Bytyqi ka thënë se sot janë bërë dy vite që ka marrë titullin specialist i Oftalmologjisë, mirëpo akoma është i papunë, shkruan Nacionale.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar shtetin e Kosovës për këto pak mundësi që u jep mjekëve.
Bytyçi, tutje ka thënë se bazuar në statistikat e Odës së Mjekëve të Kosovës, që nga fillimi i këtij viti janë larguar 98 mjekë.
“Sipas statistikave të Odës së Mjekëve të Kosovës për 2 muaj të këtij viti, 98 mjekë janë larguar nga vendi dhe vërtetë ky fakt është tejet shqetësues sepse të kryesh tërë atë shkollim dhe në fund të mbetesh i papunë ky është turp!!!Sot bëhen 2 vite vite që unë kam marr titullin specialist i Oftalmologjisë dhe akoma jam i papunë. Faleminderit shteti im”, ka shkruar Bytyçi.
