Çaji turk eksportohet në 84 vende të botës
Në periudhën janar-mars të këtij viti Turqia ka eksportuar 660 tonë çaj në 84 shtete, duke fituar të ardhura prej 5 milionë e 271 mijë e 933 dollarë.
Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi (DKIB) Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Holanda dhe Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV) ishin vendet prej të cilave u fitua më shumë të ardhura nga shitja e çajit.
Në këtë periudhë, Belgjikës i është shitur 847 mijë e 988 dollarë çaj, Mbretërisë së Bashkuar 825 mijë e 938 dollarë, Gjermanisë 816 mijë e 861 dollarë, Holandës 432 mijë e 35 dollarë dhe RTQV-së 415 mijë e 82 dollarë, raporton trt.net.
Ndryshe nga viti i kaluar, në 3 muajt e parë të këtij viti, çaji është dërguar edhe në Kamerun, Hungari, Bregun e Fildishtë, Guineja Ekuatoriale, Kenia, Tanzani, Lituani, Estoni dhe Finlandë.

