Cakaj: S’ka pasur luftë fetare në Kosovë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, duke folur për aktakuzat e Gjykatës Speciale për drejtuesit e UÇK-së, ka deklaruar se absolutisht nuk ka pasur luftë fetare në Kosovë dhe përpjekja për të dëshmuar se në Kosovë ka pas luftë fetare, ka qenë përpjekje e Serbisë dhe nuk ka fare të bëjë me të vërtetën, pasi shqiptarët kanë bërë luftë çlirimtare.
Cakaj ka thënë se është dëshmuar nga prokurori se nuk ka pasur trafikim të organeve.
“Objektivisht është hedhur poshtë se ka pasur trafikim organesh në raportin përfundimtar të prokurorit, do të thotë kjo është hedhur poshtë ende pa filluar procesi”, tha ai.