Çdo i 7 fëmijë ka probleme me sytë
Çdo i shtati fëmijë në Shqipëri ka probleme me shikimin. Në këtë përfundim kanë dalë mjekët pas kontrollit që po kryejnë te nxënësit e shkollave.
Përdorimi i gjatë telefonit dhe mjeteve të tjera elektronike është një nga shkaqet që 25% e nxënësve kanë nëvojë për syze.
Pavarësisht shqetësimit të prindërve, vetë nxënësit pranojnë qëndrimin më orë të tëra në telefon apo tablet.
Përndryshe, në të gjitha shkollat e vendit ka nisur kontrolli i syve te nxënësit e arsimit 9-vjeçar.
Nisma e Ministrisë së Shëndetësisë synon identifikimin e hershëm të problemeve me shikimin te fëmijët deri në moshën 14 vjeçe.
Kontrollet e shikimit tek nxënësit do të jenë periodike. Rezultatet do të hidhen në një regjistër elektronik për të patur të dhëna të sakta për fëmijët e moshës shkollore.

