Çdo vend mund të gjendet në situatën e Indisë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi Evropën të enjten rreth lehtësimit të kufizimeve, duke thënë se “situata sikur në Indi mund të ndodhë kudo”.
Kriza e madhe shëndetësore me të cilën përballet aktualisht India mund të ketë origjinën e saj në të ashtuquajturën variant indian i koronavirusit, por edhe në sjellje të caktuara, siç është mosrespektimi i masave të duhura dhe i kufizimeve shëndetësore, ka argumentuar OBSH.
“Është një sfidë e madhe në vendet ku masat individuale të mbrojtjes janë të relaksuara, ku ka tubime masive, ku ka variante më ngjitëse dhe ku mbulimi me vaksinim është ende i ulët. E gjithë kjo mund të shkaktojë një stuhi të përsosur për sistemet shëndetësore të çdo vendi”, paralajmëroi sot drejtori i OBSH-së Evropë, gjatë një deklarimi për shtyp.
Respektimi i masave është domosdoshmëri për të shpëtuar jetë./MLH

