Çelin lulet në mal, kjo nuk ka ndodh ndonjëherë në janar

Janari konsiderohet muaji më i ftohtë i vitit, madje njihet si muaji ‘që i bën bashkë macen e miun’, por janari i këtij viti duket krejt ndryshe.

Ndonëse jemi më 22 janar, temperaturat vazhdojnë të jenë të larta.

Moti i butë sikur i ka trimëruar bimët në mal të nxjerrin kokën mbi tokë e të shohin diellin.

Kjo lule që shihet në foto është fotografuar dje në malet e Llashticës së Gjilanit, nga Ymer Ibishi.

Lule në janar nuk janë parë ndonjëherë tjetër, por ja që kohrat po ndryshojnë. /Mediafokus.info