Çështje orësh, Izraeli bën gati ushtrinë për ofensive ne Gaza: Ju premtoj…!

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, duket se ka njoftuar tashmë në mënyrë indirekte nisjen e ofensivës tokësore në Gaza pas bombardimeve disa ditore të objektivave që ushtria thotë se janë baza të Hamas, por që nuk kanë munguar viktimat e shumta civile sipas mediave botërore.

Gallant vizitoi sot ushtarët e mbledhur pranë Gazas duke premtuar se “ata që e shohin tani Gazan nga larg, do ta shohin shumë shpejt edhe nga brenda”, raporton AlbEu.

Ky veprim i ministrit izraelit vjen vetëm 24 orë pas vizitës së Joe Biden në Izrael, gjatë së cilës duket se ka dhënë edhe mbështetjen politike dhe materiale për ofensivën tokësore.