Çfarë burri ky se, e godet me grusht nusen ditën e dasmës (Video)

Pamjet tregojnë të sapomartuarit në skenë, disa sekonda pasi kishte përfunduar loja. Kur burri kupton se kishte humbur, ai papritmas godet fort në kokë nusen e cila po qëndronte pranë shoqërueses së saj.

Nusja në fillim shtanget dhe dridhet nga dhimbja ndërsa të ftuarit e tjerë pushojnë së qeshuri dhe brohoritur kur kuptuan se çfarë kishte ndodhur. Më pas ajo largohet nga skena nga dy shoqe dhe vendos kokën në dorë. Shoqëruesi i dhëndrit po ashtu shfaqet i tronditur dhe i nervozuar nga veprimet e mikut të tij. /abcnews.al/