Çfarë gjeti policia në shtëpitë e dy të dyshuarve për bashkëpunim me BIA-n serbe
Policia e Kosovës ka arrestuar dje Muharrem Qerimin dhe Bedri Shabanin si dy të dyshuar për bashkëpunim me BIA-n serbe.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI-në kanë bastistur shtëpitë e dy të arrestuarve.
Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gasmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera.
“Ferizaj – Viti 2023. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorinë Speciale, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për veprën penale spiunazhi me datë 05.06.2024 kanë realizuar operacion një policor për kontrollin e dy lokacioneve në qytetin e Ferizajit. Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gasmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera”. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndryshe dje, pas një operacion hetimor disamuajsh ka rezultuar me arrestimin e dy agjentëve të dyshuar të shërbimit sekret serb në Ferizaj. Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe zyrtarët e saj, të cilët kanë qenë truri i operacionit, kanë arritur pastaj me prova ta bindin Prokurorinë dhe Policinë që të ndërmarrë masa. Por kush janë dy të arrestuarit që dyshohen se punuan për llogari të shërbimit sekret serb, BIA?
Sipas burimeve, bëhet fjalë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin.
Bedri Shabani ka punuar si doganier gjatë viteve të 90-ta, pra gjatë periudhës së Millosheviqit, kurse Muharrem Qerimi ka punuar si zyrtar i Policisë së Kosovës, deri pak pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Bashkëpunëtori i hershëm i Shërbimit Sekret Serb (BIA) që nga vitet e ’90-ta, sipas këtyre burimeve kishte si detyrë të mblidhte informata dhe të trillonte me qëllim të njollosjes së imazhit të Kosovës duke ndërtuar narracione të njëjta me Serbinë edhe në kontekstin e ndryshimit të fakteve historike.
Të ndaluarit, sipas burimit, janë përcjellë me vite nga institucionet e sigurisë.
Po ashtu, ky burim bën të ditur se të ndaluarit i kanë raportuar një oficeri të shërbimit sekret serb me emrin Srdjan Rosiq.
Srdan Rosiq gjatë viteve ’90-ta ka jetuar në Ferizaj derisa ishte i angazhuar si oficer në shërbimin sekret serb.
Emri i tij është përmendur edhe në rastin e gjykimit ndaj kryekriminelit serb Slobodan Millosheviq në Tribunalin Ndërkombëtar të krimeve të luftës në Hagë.

