Çfarë lidhje kanë numri shtatë (7) dhe shtati i njeriut
Izeir Hyda
Numri shtatë është një numër karakteristik i studiuar dha i analizuar në fusha të shumta. Ky numër është një nga më të rëndësishmit. Ësht numri i fatit dhe më i preferuari në botë.
Po t’i pyesim njerëzit? Thuaje shpejt një numër ndërmjet numrit 5 dhe 12. Shumica do të thonë 7.
Numri shtatë ka një lidhje të veçantë me sistemin nervor qendror, me astronominë, me natyrën, me gjithësinë, me kulturën, me artin me letërsinë, me numerologjinë me shkencën…
Shtrohet pyetja, a ka ndonjë lidhje numri shtatë me shtatin e njeriut?
Po! Ka një lidhje shumë karskteristike!
Shtati i njeriut (pa kokën) ka shtatë pëllëmbë.
Nëse e masim shtatin tonë me pëllëmbën përkatëse na del numri 7.
Pra, në Gjuhën shqipe numri shtatë ka lidhje me shtatin.
Prandaj, mendoj se fjala shtat-shtati vjen nga numri shtatë.
Emri shtat-shtati formohet nga numrori shtatë.
Ashtu siç formohet fjala shtrat nga fjala shtat.
Shtati – shtrati. Shtati në rënie, shtati ratë, shtati kur bie. Pra nga fjala rënie – ratë është marrë ‘r’ shtati – shtrati.
Përshtatja në formë dhe madhësi.
Shtrati i përshtatet shtatit. Lumi e formon shtratin, pastaj i përshtatet formës së tij.
Disa nga misetret e numrit shtatë (7)
Shtati i njeriut ka shtatë pëllëmbë respektive.
Shtatë vrima ka koka e njeriut.
Shtatë ditë i ka java.
Shtatë zanore ka Gjuha shqipe.
Janë shtatë nota muzikore.
Fyelli i ka shtatë vrima.
Lura në të cilën luajti Apoloni kishte numrin shtatë.
Shtatë legjendat e muzikës vdiqën në moshën 27 vjeçare.
Shtatë ngjyra ka ylberi
(E kuqe, portokall, e verdhë, e gjelbër, e kaltër, e purpurtë, vjollcë)
Janë shtatë palë qiej (Kurani).
Shtatë rrathët e Universit (shtatë sfera kozmike)
Në sistemin diellor ka 7 planete.
Shtatë yje ka Ylli polar.
Shtatë yje ka ‘Arusha e madhe’
Shtatë yje ka ‘Arusha e vogël’.
Pesë kontinente, Arktiku dhe Antartiku (shtatë)
Shtatë mëkatet e mëdha.
Në Bibël numri shtatë përmendet 770 herë
Buda i bëri shtatë hapa menjëherë pas lindjes.
Shtatë ditë të intelegjencës (traditë hebraike).
Fjala ‘gad’ (fat) në hebraisht do të thotë shtatë (7)
“Ati ynë” përmban 7 kërkesa.
Formula e pagëzimimt ka shtatë fjalë:
/Unë/ /të pagëzoj/ /në emër/ /t’atit/ /t’birit/
/t’shpirtit/ /t’shenjtë/.
Shtatë mrekullitë e botës
Shtatë mrekullitë e kohës së lashtë dhe
Shtatë mrekullitë e kohës moderne.
Shtatë thuprrat e Skënderbeut.
Shtatë shkurtabiqët.
Një pëllëmbë njeri e shtatë pëllëmbë seri.
E futi shtatë pash nën dhe.
E kish mbyll n’shtatë dryna.
Shtatë kroje pas shtatë bjeshkëve.
E kishin zënë shtatë palë ethe.
Ishte për shtatë palë qejfe.
E çoi në qiellin e shtatë.
Kuçedra (kulshedra) ka 7 koka.
Pyeti shtatë a tetë e bënë si t’dish vet.
‘M’u kanë i hajrit ik shtatë kodra larg. (babai)
Pas shtatë bjeshkëve shtatë gojë presin.
Shtatë shaljanët…


