Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 23 mars 2022

Në nderim të ‘’Epopesë së Dukagjinit’’ dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Komunës së Deçanit, i kushtohet 24 Marsit 1998 dhe 24 Marsit 1999. (Shkollat e Deçanit, ora 8:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton kërkesën për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

Forumi Ekonomik i Grave në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung dhe Iniciativa për Stabilitet në Kosovë organizojnë diskutimin për Ligjin e punës, me fokus në dispozitat të cilat rregullojnë lejen e lehonisë dhe lejen prindërore, për të punësuarit. (Hotel Prishtina, ora 10:00

– Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni takohet me ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë. (Zyra e krytarit Hyseni, ora 10:00

Në nderim të ‘’Epopesë së Dukagjinit’’ dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s mbaht krosi ‘’Rruga e Lirisë’’ me nxënësit e shkollave fillore. (Fshati Gllogjan, ora 10:00)