Çfarë situate dramatike me COVID-19 në shtetin fqinj
Në shtetin fqinj, Maqedoninë Veriore, brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë 21 persona nga COVID-19, derisa 565 persona janë infektuar.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 154 pacientë dhe janë bërë 1325 testimeve.
MSH-ja ka njoftuar se rastet e reja janë regjistruar në Shkup 230, Prilep 65, Tetovë 39, Kumanove 35, Veles 27, Gostivar 27, Manastir 15, Stip 13, Gjevgjeli 13, Kavadar 10 e të tjera.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 32 mijë e 997 infektime me COVID-19, prej tyre janë shëruar mbi 21 mijë ndërsa kanë vdekur 1025 persona. 10 mijë e 728 raste janë aktive.

