Çfarë thotë Biden në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi
Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur e jo pjesë e Serbisë.
Këtë koment Biden e dha në Wilmington, të premten, derisa po mbante një fjalim para zgjedhjeve presidenciale.
Në një pyetje të një gazetari për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, ai ka thënë se nuk di cila është marrëveshja, porse Kosova duhet të jetë e pavarur.
“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo çka argumentoj në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se – Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”, tha Biden.
VP @JoeBiden answering a question about Kosovo-Serbia deal:
“Kosovo should be a independent country. Not part of Serbia.” pic.twitter.com/2kkLVdYzkh
— Deni Hoxha (@Deni_Hoxha) September 4, 2020

