Çfarë thuhet në raportin e Policisë për arrestimin e Agim Ademi?

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është ndaluar të mërkurën për 48 orë nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për kryerjen e dy veprave penale.

Ndërkohë, Policia është deklaruar sërish me anë të raportit të saj 24-orësh.

Sipas njoftimit, ai është arrestuar të martën rreth orës 14:20.

Në raport thuhet se Ademi dyshohet për keqpërdorim të besimit dhe shmangie nga tatimi.

“Prishtinë 22.03.2023 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura duke keqpërdorur buxhetin e FFK-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin 24-orësh.