Çifti helmon veten 5 ditë pas dasmës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Librazhdit. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se një 19-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një banesë, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë. Mësohet se çifti kishte pesë ditë që ishin martuar, ndërsa dyshohet se janë vetëhelmuar.
Çifti Rezarta dhe Olsian Hajdari u gjetën në banesë nga nga nëna e 27 vjeçarit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

