Çifti i divorcuar bashkohet për fëmijët e vajzës që vdiq
“Do luftojmë deri në fund që fëmijët e vajzës të rriten pa vuajtje e dhimbje si Brisilda”. Ky ishte premtimi i madh i prindërve të divorcuar të së ndjerës 23-vjeçare Brisilda Sadushi, që humbi tragjikisht jetën në Spitalin e Vlorës, ndërsa ngjarja vijon të jetë e veshur me mister.
Në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, prindërit e divorcuar të së ndjerës vendosën të bashkohen për hir të nipërve të tyre të mitur që la pas 23-vjeçarja. (foto arkiv)

