Çifti i famshëm po dhuron 3 milion dollarë për refugjatët e Ukrainës
Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë marrë një vendim tepër të rëndësishëm, për t’i ardhur në ndihmë refugjatëve të Ukrainës që po zhvendosen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës.
Aktorja e njohur e cila edhe vetë është nga Ukraina po dhurojn donacion së bashku me bashkëshorti e saj 3 milionë dollarë për të ndihmuar refugjatët që ikin nga Ukraina për shkak të konfliktit me Rusinë.
Kunis lindi në Chernivtsi, Ukrainë — në atë kohë pjesë e Bashkimit Sovjetik — dhe u shpërngul me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur ishte vetëm 7 vjeç. Megjithëse e vlerëson shumë gjithçka që Amerika ka bërë për të dhe familjen e saj, Mila Kunis tha se nuk mund të harronte rrënjët e saj, Ukrainën.
“Ukrainasit janë njerëz krenarë dhe të guximshëm që meritojnë ndihmën tonë në kohë të vështira. Familja jonë po fillon këtë fond për të ndihmuar në ofrimin e mbështetjes së menjëhershme dhe ne do të dhurojmë deri në 3 milionë dollarë.”- tha aktorja, transmeton metro.



