Çifti nga Kosova vendos të jetojë në Rrogozhinë
Një çift i ri nga Kosova ka zgjedhur të jetojë në Shqipëri. Ata kanë marrë në Bashkinë e Rrogozhinës shtetësinë shqiptare, duke bërë dhe betimin para kryebashkiakut të këtij qyteti.
Lajmin e ka dhënë kryebashkiaku Edison Memolla, të cilin e ka shoqëruar edhe me disa foto.
“Kënaqësi tepër e madhe kur shqipëtarët e Kosovës duan të identifikohen me pashaportën Shqiptare. Ndjehem i lumtur që isha pjesë e betimit dhe dëshmitar i dëshirës tuaj për të qenë shtetas të kombit tonë. Do jeni gjithmonë të mirëpritur”, shkruan Memolla.

