Çika nga Pleshina e Ferizajt, fiton çmimin Oscar
Aktorja dhe regjisorja kosovare Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj të ri “Two People Exchanging Saliva”, u ngjit në skenën prestigjioze të ceremonisë “Oscar”, për ta pranuar çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër”.
Regjisorët e filmit, me ta pranuar trofeun, nën emocione të mëdha e përmendën dhe prejardhjen nga Kosova të njërës prej protagonisteve në film, Luana Bajramit, duke shtuar se është një projekt i punuar nga një ekip i përbërë kryesisht nga gratë.
Regjisorja Luana Bajrami është e lindur në fshatin Pleshinë të Ferizajt dhe ky është një sukses i madh që asaj i jep famë botërore.

